16. MAKINA AUTOMATIKE PËR PUNIMIN E FAX DHE ADING ROLNEVE PËR KASA FISKALE

16. MAKINA AUTOMATIKE PËR PUNIMIN E FAX DHE ADING ROLNEVE PËR KASA FISKALE



KARAKTERISTIKAT TEKNIKE
-Fuqia e elektromotorit 1.5kw dhe 0,3 kw                   
-Numri i rrotullimeve 1000 o-min       
-Rregullimi elektronik i numrit të rrotullimeve                
 me fillim të butë dhe ngadalësuar                                    
-Rregullimi elektronik i gjatësisë së mbështjelljes
-Programimi elektronik i pauzave të ndryshme pas ciklit përfundues të mbështjelljes
-Mundësia e ngritjes së vigan rolneve përmes mekanizmit me elektromotor
-Rregullimi mekanikë i frenimit të vigan rolneve
-Lëvizje aksiale e vigan rolneve
PËRMASAT E MAKINËS
-gjatësia 1500mm(1+0) 2770mm (1+1)
-gjerësia   1050 mm
-lartësia 1100 mm



Informatat mbi punen e makines

Nga rolna vigan me diametër deri 1100mm, gjerësi deri 500mm, makina përmes sistemit të cilindrave dhe brisqeve rrotulluese pret në gjatësinë dhe gjerësinë e programuar të fax dhe ading rolneve. Rolnet mbështillen në hilznet të cilat më parë janë prerë në gjatësinë e duhur dhe janë futur në boshtin e përgatitur më parë. Brisqet meshkuj dhe femra të cilët palosen deri në 1 mm presin letrën në gjerësinë e duhur. Brisqet lëvizin në mënyrë aksiale ashtu që në perimetrin deri 500mm të gjitha gjerësitë e rolnes janë të mundshme. Ndërrimi i brisqeve është i lehtë sepse i tërë boshti me brisqet largohet dhe përsëri vendoset në lugun e vet. 
Makina vihet në veprim në këtë mënyrë:


Ndërprerësi kryesor në makinë kyçet. Në fillim të punës programohet gjatësia e dëshiruar e mbështjellësit në ekranin elektronik. Potenciometri elektrik e rregullon shpejtësinë e dëshiruar dhe numrin e rrotullimeve të makinës. Më pas makina niset në veprim me butonin START. 

                        
Elektronika në mënyrë automatike rregullon këto punë:


Elektronika e lëshon cilindrin për shtrëngim të rolnicave dhe fax rolneve. Motori ndezët automatikisht dhe shpejtohet shkallë- shkallë deri tek shpejtësia maksimale e programuar e cila arrihet për 5-6 sec.
Pas mbështjelljes metrike të programuar, makina ngadalëson shpejtësinë dhe ndalet, kurse cilindri i cili ka shtrënguar rolnen ngritët automatikisht dhe punëtori me dorë e pret letrën në rolne të cilat janë të mbështjellura në gjatësinë e duhur. Pas përfundimit të pauzës e cila gjithashtu programohet makina fillon punën nga e para duke ripërsëritur procesin punues.
Derisa makina punon (mbështjell dhe pret rolnet) punëtori nga boshti largon rolnet embështjellura dhe vendos hilznet në bosht në të cilën do të mbështillen ading rolnet, ashtu që punëtori gjithnjë është aktiv.
Makina ka rregullues mekanik të frenimit në vigan rolnet e cila paraqet një zgjidhje të mirë në procesin e shtrirjes uniforme të letrë. Rregullimi i frenimit të vigan rolneve kryhet nga vendi punues ku punëtori vendos hillznet, me një rrotullim të thjeshtë të rrotës rregulluese për frenim. Makina ka ekcentre në cilindra për shtrëngim të letrës, për shtrëngim uniform të letrës në rast të gabimit nga fabrika gjatë prodhimit të vigan rolneve (mbështjellje jo uniforme në rreth).
Mbështjellja e rolneve kryhet përmes cilindrit me gomë dhe cilindrit me krom dhe hekurit i cili ka cilindër me gomë, e cila mundëson rrëshqitjen e rolneve të cilat mbështillen në lugun e vet.
   Në makinë mund të vendoset pajisja për ngritjen e vigan rolneve përmes elektromotorit me reduktori i cili e ngrit vigano rolnen deri tek lartësia e lugut, me shtypje të thjesht në sustën e elektromotorit.
   Makina mund të i bëjë në të njëjtën kohë dy vigan rolne (1+1) e cila mundëson mbështjelljen e letrës kopje në rolnet ading. Gjatësia e kësaj makine (1+1) është 2700mm.

Kalkulimin do ta bëni lehtë. Çmimi i një kg letre është nga 1.7-1.8 euro për kilogram varësisht nga furnizuesi + TVSH.

Back to Top