6. MAKINA PËR PËRPUNIMIN E FACULETAVE

6. MAKINA PËR PËRPUNIMIN E FACULETAVE



KARAKTERISTIKAT TEKNIKE
-Fuqia e elektromotorit 1.1kw 
-Fuqia e elektromotorit bonsek 1.5 kw 
-Numri i rrotullimeve 1000 min 
-Rregullimi elektronik i numrit të rrotullimeve me starter të butë 
-Rregullimi mekanik i frenimit te vigan rolneve 
-Lëvizje aksiale e vigan rolneve
PËRMASAT E MAKINËS
- Gjatesia: 1850mm
- Gjersia: 700mm
- Lartesia: 1100mm



Informatat mbi punen e makines
Nga xhambo rolna e diametrit deri 1200mm, gjerësisë deri 250 deri 330mm, makina mbështjell, shtyp sasinë e dëshiruar në letër, pret dhe palon faculetat në madhësitë 250x250, 280x280, 300x300, 330x330, 400x400mm. 
Makina përmes cilindrit tancer, cilindrave hyrës dhe punues formon faculetat të cilat dalin në vazhdimësi nga makina dhe rrëshqasin në tavolinën punuese nga llamarina. Sharra metalike e cila është pjesë e makinës bënë prerjen në dy pjesë të faculetave të formuara dhe faculetat janë të gatshme për paketim. 

Detyra e punëtorit është që: 
50 ose 100 faculeta t’i merr nga tavolina punuese dhe të i vendos në pajisjen për paketim. Pas kësaj përmes kësaj pajisje futet qesja nga plastika, ngjitet dhe punëtorit i mbetet që paketimet e gatshme të i fus në kutinë e grumbulluese. 
Makina përbëhet nga shtrati i metaltë, pajisjes për shtypje të ngjyrës së dëshiruar, prerjes dhe palosjes së letrës në faculeta dhe sharres. Në sharren metalike është e vendosur tehu për sharrë. 
Si lëndë e parë për formimin e faculetës shfrytëzohet letra e fortë 17 deri 20 gram në rolne të diametrit 800 deri 1200mm gjerësi deri 400mm.
Back to Top