FUTJA NË VEPRIM E MAKINËS
Kryhet në këtë mënyrë:
Objekti i punës vendoset në shtrat. Rregullohet parametri i gjatësisë së ecjes aksiale në mekanizmin karrocë si dhe ecja radiale, ngjyra hidhet në enë të vogla. Tampon mekanizmi kryen hedhjen automatike të ngjyrës në klishen nga ena me ngjyrë si dhe largimin e ngjyrës së tepër nga klisheu dhe sjelljen e shenjave në objektin punues. Pastaj mekanizmi kthehet në gjendjen fillestare dhe fillon cikli punues.
Makina punon automatikisht, elektronika kontrollon sjelljen e ngjyrës në klishe, pastaj në objekt, së pari ngjyra e parë pastaj e dytë derisa makina nuk ç’kyçet.
Dmth, detyrë e punëtorit është që të vendosë parametrat fillestar punues dhe të ndryshoj objektin e punës dhe makina do të punoj automatikisht derisa nuk ç’kyçet.
QËLLIMI DHE TË DHËNAT TEKNIKE TË MAKINËS GJYSMËAUTOMATIKE TAMPO
Kjo makinë përdoret për shtypjen e objekteve me formë të çrregullt. Bëhet fjalë për objekte komerciale dhe përdorim të gjerë, si prodhime të gatshme (p.sh. shkrepsat, lapsat kimik, gotat, bredhat aromatik etj), si dhe ambalazheve të llojllojshme plastike(p.sh. kutizave plastike dhe të metalit, tubave, shisheve etj). Përparësi e kësaj makine është se mund të shtypet tirazhi i vogël. Përparësi tjetër paraqet edhe thjeshtësia e përdorimit të saj.
Të dhënat themelore teknike të makinës janë:
Karakteristikat punuese të makinës:
• Tensioni i mbushjes - 220V ± 10V,50 Hz
• Shtypja punuese - 5 do 6 bar
• Temperatura punuese e ambientit - 18 do 23 ° C
VËREJTJE: Makina dorëzohet pa kompresor, tampon,dhe klishe. Rekomandohet që vëllimi punues i kompresorit të jetë min 100 lit.
ÇMIMI:
• makina tampo gjysmëautomatike njëngjyrëshe 3000 E
• makina tampo gjysmëautomatike dyngjyrëshe 3500 E
PËRSHKRIM I TAMPO MAKINËS
Përbëhet nga tri pjesë:
• Makinës për vendosjen e shenjave
• Shtratit me tavolinë
• Transportierit
MAKINA PËR VENDOSJEN E SHENJAVE
Përbëhet nga:
• Shtëpiza e makinës
• Mekanizmin e karrocës (bënë bartjen e mekanizmave tampon dhe paisja për marrje alternative të ngjyrës dhe sjelljen e shenjave)
• Mekanizmi tampon(kryen marrjen dhe vendosjen e ngjyrës)
• Mekanizmi tjeter (kryen vendosjen e ngjyrës në klishe dhe largimin e ngjyrës së tepërt nga klisheu)
• Mekanizmi për kufizimin e ecjes së tamponit (kryen harmonizimin dhe kufizimin e ecjes së tamponit gjatë marrjes dhe vendosjes së ngjyrës)
• Mekanizmi i enëve (kryen rregullimin e qartë të pozitës së klisheut, e më këtë edhe shenjave në objekte)
• Drejtimi elektronik i strukturës (kryen drejtimin dhe kontrollin punues të makinës, automatikisht derisa makina nuk ç’kyçet)
• Struktura lëvizëse e pneumatikëve (drejtojnë fuqinë e shtypjes ajrore dhe kryejnë lëvizjet e mekanizmit gjatë shtypjes)
SHTRATI ME TAVOLIN
Përdoret për lidhje të makinës me transportierin. Shtrati me këmbët e përparme vendoset në gjendjen më stabile. Në kuadër të shtratit gjendet tavolina punuese i cili shfrytëzohet për lidhje të transportierit. Nëse makina punon me një ngjyrë, në tavolinë mund të lidhet direkt pajisja për vendosjen e objektit shtypës, kurse transportieri vendoset pranë makinës. Tavolina për shtrati mund të lidhet në tri pika lidhëse, që mundëson të shtypen objekte me përmasa më të mëdha.
TRANSPORTERI:
Qëllimi kryesor i transportierit është që të shtyp shenja dy ngjyrësh. Transportieri përdoret për lëvizjen e pajisjeve të objekteve nga shtypja njëngjyrëshe në atë dyngjyrëshe dhe anasjelltas. Vlen të theksohet se gjatë shtypjes njëngjyrëshe transportieri mund edhe të mos përdoret, por pajisja e objektit shtypës mund të lidhet direkt me tavolinën.
Në thelb, transportieri përbëhet nga shtëpiza e vetë, cilindrit pneumatik dhe dy senzorëve për caktimin e pozitës së pajisjeve.