Makinat për rimbështjellje dhe prerje të shiritit selotejp, të fortë dhe izolir hynë në radhën e makinave moderne e cila sipas karakteristikave tekniko-teknologjike i përgjigjet nivelit të prodhueseve më të njohur Italian. Makina nga diametri i vigan rolnes deri 4oo mm përmes sistemit të cilindrave dhe brisqeve pret gjerësinë dhe gjatësinë e dhënë të shiritit selotejp, të fortë dhe izolir.
Shiriti selotejp, i fortë dhe izolir mbështillet në hillzne nga masa plastike ose e kartonit, të cilat më parë janë futur në boshtin e një ose tre inç. Mundet të rregullohet shiriti në gjatësi dhe gjerësi të ndryshme përmes rregullatorit elektronik për gjatësinë e mbështjelljes. Makina e prodhon shiritin në gjerësi të ndryshme përmes briskut të lëvizshëm aksial në mbajtësin e briskut.
Makina prodhon këto dimensione pa marr parasysh llojin e shiritit dhe ngjyrën 50x66m, 15x5m, 15x10m, 15x33m, 15x66m, 20x66m, 25x66m, 36x66m si dhe të gjitha gjerësitë dhe gjatësitë tjera.
Makina automatikisht e ngjet shiritin e bardhë me shenjën e juaj në fund të shiritit të mbështjellur selotejp përmes elektromagnetit dhe karikatorit me shirit të bardhë në të cilën është shtypur emri i firmës suaj.
Përmes kokës revolver boshtet lëvizin automatikisht ashtu që shiriti selotejp ngjitet në hillznet e përgatitura në çiftin tjetër të boshteve dhe automatikisht niset në ciklin e ri të mbështjelljes.
DETYRA E PUNTORIT ËSHTË :
Që në fillim të programoj gjatësinë e dëshiruar të shiritit, shpejtësinë e dëshiruar të mbështjelljes, të programoj pauzën për fillimin e ciklit të ri të mbështjelljes si dhe të i plotësoj letrat e bardha në karikator për ngjitje automatike të fletëve.
Detyra tjetër është që të fus në bosht hilznen nga plastika apo kartoni. Pastaj shtyp butonin START dhe makina fillon të punoj. Pas mbështjelljes me gjatësi të programuar makina ndalet, elektromagneti tërheq karikatorin me fleta të bardha dhe i ngjet në fund të shiritit selotejp. Makina fillon punën automatikisht, shiriti selotejp kalon mbi brisk të cilët priten në gjerësinë e caktuar dhe ndalet pas arritjes së gjatësisë së programuar të shiritit selotejp.
Revolver koka sillet automatikisht dhe shiriti selotejp ngjitet në hillzne të cilat janë futur në dy boshtet tjera deri sa makina e ka mbështjellur shiritin. Punëtori me gërshërë pret skajet e mbështjellura të shiritit selotejp dhe makina automatikisht kyçet dhe fillon cikli i ri i mbështjelljes pas përfundimit të pauzës së programuar.
Dmth. makina nga momenti i kyçjes e deri tek momenti i shkyçjes punon pandërprerë. Gjatë punës punëtori nuk ka nevojë të punoj pos largimit të hillznave të mbështjellura dhe vendosjes së hillznave të zbraztë në boshtet e zbraztë dhe këtë e bënë derisa dy boshtet tjera janë të lira.
Dmth. Nuk ka shtrëngim të friksionit sikur se tek modelet e vjetra të makinës të cilët edhe sot gjinden në tregun tonë.
PËRPARËSIT E MAKINËS NË KRAHASIM ME ATË GJYSMËAUTOMATIKE JANË :
Se është dyfish më produktive se ajo gjysmëautomatike.
Se automatikisht e ngjet letrën në fund të shiritit me karikator ku janë të vendosura 300-400 fletë për 3-4000 shirita të vogël selotejp.
Se automatikisht e lëviz revolver kokën dhe ngjet fillimin e shiritit në hillznet e vendosura që më parë. Derisa makina mbështjell selotejp shiritin në dy boshte, dy boshtet tjera janë të lira ashtu që derisa makina punon punëtori i largon hillznet e mbështjellura dhe i vendos dy hillznet e reja në dy boshtet e lira.
Se cikli i ri i mbështjelljes fillon pa e shtypur sustën për kyçjen e makinës, pas përfundimit të pauzës e cila mundet gjithashtu të programohet.