5. MAKINA PËR PUNIMIN E FLETËVE TË LETRËS TOALET
KARAKTERISTIKAT TEKNIKE
- Fuqia e elektromotorit 1.5kw
- Numri i rrotullimeve 600 min
- Rregullimi elektronik i numrit të rrotullimeve me starter të butë përmes rregullatorit frekf
- Rregullimi mekanik i frenimit të xhambo rolneve
- Lëvizja aksiale e xhambo rolneve
PËRMASAT E MAKINËS
- Gjatesia: 2400mm
- Gjersia: 800mm
- Lartesia: 750mm
- Pesha: 480 kg
Informatat mbi punen e makines
Nga xhambo rolna me diametër deri 1200mm, gjerësi deri 600 mm, makina përmes cilindrit tancer, cilindrave hyrës dhe punues, vrimon fletët të cilët dalin në vazhdimësi nga makina dhe rrëshqasin në tavolinën punuese nga llamarina.
Detyra e punëtorit që:
Në fillim të ciklit të përcaktoj numrin e dëshiruar të fletëve, duke shkruar numrin në ekran derisa shpejtësia punuese e makinës rregullohet përmes rregullatorit të shpejtësisë. Pastaj shtyp butonin start pas së cilës makina dalëngadalë e rrit shpejtësinë maksimale e cila përcaktohet me rrotullimin e rregullatorit të shpejtësisë. Me shkruesin elektromagnetik shënohet numri i fletëve i cili mund të jetë nga 1 deri 999.
Makina ka sharrat dhe gjilpërat të cilat gjenden në dy boshtet të cilat e presin letrën në gjatësinë e caktuar dhe përmes sistemit të lakimit dhe mekanizmave tjerë ndihmës e palos letrën në tavolinë e cila rrjedh vazhdimisht.
Pas shënimit të 100 copëve, ose ndonjë numri tjetër të programuar, punëtori i merr fletët e shënjuara dhe i vendos në kallëp ku ngjitet letra paketuese me lyerjen e letrës me ngjitës. Fletët ku është ngjitur letra paketuese me sharre metalike prehen në gjatësinë e dëshiruar. Gjatësia e fletëve caktohet me nivelimin e sharres metalike në (9, 10, 11cm).
Makina ka pajisjen për lëvizje aksiale të xhambo rolneve dhe përbëhet nga shtrati metalik dhe sistemit të cilindrave me sharrë dhe gjilpëra të cilat e presin dhe palosin letrën.
Si lëndë e parë përdoret letra e fortë 26-32 gram në rolnet me diametër deri 1200mm, gjerësi deri 600mm.