7. MAKINA PËR PUNIMIN E FACULETAVE TË LETRËS ME PAKETIM AUTOMATIKE
KARAKTERISTIKAT TEKNIKE
-Fuqia e elektromotorit 3 kw
-Fuqia e elektromotorit bonsek 1.5 kw
-Numri i rrotullimeve 400 min
-Rregullimi elektronik i numrit të rrotullimeve me starter të butë përmes rregullatorit
-Rregullimi preciz i nxehjes së shiritave ngjites për saldim
-Rregullimi mekanik i frenimit të xhambo rolneve
-Lëvizja aksiale e xhambo rolneve
PËRMASAT E MAKINËS
- GJATËSIA 5500
- GJERËSIA 650MM
- LARTËSIA 700MM
- PESHA 680 KG
Informatat mbi punen e makines
Nga xhambo rolna e diametrit deri 1100mm, gjerësisë deri 190 deri 220mm, makina përmes cilindrave të sistemit mbështjell, shtyp sasinë e dëshiruar në letër, pret dhe palos faculetat në madhësitë 190x190, deri 220x220mm. Makina përmes cilindrit tancer, cilindrit preg, cilindrave hyrës dhe punues formon faculetat të cilat dalin në vazhdimësi nga makina dhe rrëshqasin në tavolinën punuese nga llamarina.
Bonseku pret faculetat e letrës në dy pjesë, kurse pajisja për marrjen automatike të faculetave të letrës me rrotullim rreth boshtit të saj, hedh pakon me 10 faculeta te paketuara. Paketimi automatike e cila përbëhet nga dy pjesë , e merr pakon e faculetave, e pret dhe saldon pakon me 10 faculeta. Pakon e formuar, të gatshëm për përdorim, paketuesi e hedh në kutin e përgatitur më parë.
Makinën e kontrollon mini kompjuteri, i cili automatikisht harmonizon shpejtësinë punuese të makinës dhe paketuesit. Paketuesi ngjet etiketën në pjesën i cili më parë është prerë me brisk.
Ekziston mundësia e vendosjes së paketimit automatik të 10 faculetave me 10 copë si dhe futja e shtypjes flekso me dy ngjyra. Për kontrollin punues të makinës duhet një punëtor, që ka për detyrë të vendos xhambo rolnen për faculeta të letrës, xhambo rolnen prej folisë për paketim si dhe të kontrolloj punën e makinës