8. MAKINA AUTOMATIKE PËR PUNIMIN E QESEVE TË LETRËS DHE QESEVE PËR HAMBURGERA ME SHTYPJEN FLEKSO ME DY OSE 4 NGJYRA NGA ROLNET E LETRËS NATRON
KARAKTERISTIKAT TEKNIKE
-Fuqia e elektromotorit 1.1kw i 0.25kw-Numri i rrotullimeve 100 o-min
-Rregullimi elektronik i numrit të rrotullimeve
-Elektronika shënon metrazhin e dhënë, numrin e qeseve të punuara në një turn numrin kumulativ te qeseve etj
-Rregullimi mekanik dhe elektronik i gjatësisë së qeseve
-Ngritja e xhambo rolneve me mekanizmin e elektromotorit
-Rregullimi mekanik i frenimit të xhambo rolneve
-Lëvizja aksiale e xhambo rolneve
-Me makinën dorëzohen nga katër pajisje standarde.
PËRMASAT E MAKINËS
- GJATËSIA 3000
- GJERËSIA 1100MM
- LARTËSIA 1500MM
Informatat mbi punen e makines
Nga rolnet xhambo të diametrit deri 1100mm, gjerësi deri 500mm,makina përmes sistemit të cilindrave ,nënstacionit me shtypje flekso me dy ose 4 ngjyra, skijeve të cilat e lakojnë letrën dhe formoj zorrën, briskut që e pret letrën në gjatësinë e programuar dhe ngjitësit për letër që ngjisin letrën, formojnë qeset që bien në karikatorin për qese të gatshme. Karikatori automatikisht i shtyn qeset në drejtim dhe detyra e punëtorit është që vetëm të i mbledh qeset e gatshme të shtypura dhe të formuara. Elektronika numëron qeset e formuara e cila jep shenjë me zë ose me dritë se është arritur numri i qeseve të dëshiruara.
Futja në veprim e makinës bëhet në këtë mënyrë:
Ndërprerësi kryesor në makinë ndezët. Në fillim të turnit programohet numri dhe gjatësia e dëshiruar e qeseve në ekranin elektronik , dhe me ndërrimin e një zinxhiri operacioni i ndërrimit të gjatësisë së qeseve zgjatë 1- 15 min . Për llojet e ndryshme të qeseve duhet të ndërrohen skijat dhe klisheu për shtypje, operacion që zgjat 15 minuta. Qeset mund të punohen në gjatësi 150mm, 170mm, 270mm, 350mm ose me gjatësi tjera standarde dhe jashtë standardeve dhe mund të përdoren për paketimin e CD, qese për barnator , për paketimi e copës së bukës, qese për hamburger, qese për shitore etj.. . Me rregulluesin elektronik me potenciometer caktohet shpejtësia e dëshiruar e numrit të rrotullimeve të makinës. Makina pastaj startohet përmes butonit START. Në makinë ekziston pajisja për ngritjen e xhambo rolneve përmes elektromotorit me reduktor i cili e ngrit xhambo rolnen deri te lartësia e lugut me shtypje të thjesht në butonin e elektromotorit.